Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/ U infektua me COVID-19, Trump: Ndihem shumë mirë

2020/10/04 at 8:13 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Video/ U infektua me COVID-19, Trump: Ndihem shumë mirë

Pak ditë pasi u infektua me koronavirus, presidenti i SHBA, Donald Trump është shprehur se ndihet “shumë mirë” dhe se shpreson se “do të kthehet së shpejti”, për të përfunduar fushatën, përpara zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit.

Aktualisht, Trump po trajtohet në një spital ushtarak pranë Uashingtonit. Në një video 4-minutëshe të postuar të shtunën në “Twitter”, Trump tha se ditët e ardhshme do të jenë “prova e vërtetë”, ndërsa i falënderoi të gjithë në Shtetet e Bashkuara dhe në të gjithë botën për mbështetjen e tyre.

“Ne do ta mundim këtë koronavirus”, tha Trump, duke shprehur optimizëm për efektivitetin e terapive kundër koronavirusit.

Trump dhe Zonja e Parë, Melania, u diagnostikuan COVID-19, të premten dhe po në të njëjtën ditë, u shtrua në Qendrën Mjekësore Ushtarake Walter Reed.

Mjekët që janë duke e trajtuar presidentin, thanë më herët se ai është në “disponim jashtëzakonisht të mirë”, pa temperaturë dhe pa vështirësi në frymëmarrje, ndërsa një anëtar i stafit të tij tha se dy ditët e ardhshme do të jenë kritike për presidentin 74-vjeçar.

“Këtë mëngjes, presidenti ndjehet shumë mirë”, tha doktor Sean Conley. Trump ka qenë pa temperaturë për 24 orë dhe aktualisht nuk po trajtohet me oksigjen, shtoi ai.

“Ekipi dhe unë jemi jashtëzakonisht të lumtur me përparimin që ka bërë presidenti”, tha Conley, por nuk pranoi të thotë se kur pritet të lirohet nga spitali.

Mjekët po ashtu refuzuan të thonë nëse presidenti ka kërkuar ndonjëherë oksigjen, pavarësisht pyetjeve të përsëritura nga gazetarët.

Trump, i cili po merr remdesivir përveç terapisë me antitrupa, mund të vazhdojë të punojë nga suita presidenciale e spitalit, tha Shtëpia e Bardhë.

Remdesiviri është një trajtim eksperimental anti-viral, i cili jepet në mënyrë intravenoze. Ilaçi ka treguar shenja të zvogëlimit të intensitetit dhe jetëgjatësisë së sëmundjes. Trump pritet ta marrë atë për pesë ditë.

Në video-mesazhin e publikuar të shtunën, Trump e vlerësoi edhe punën e ekipit mjekësor.

Sëmundja e papritur e Trumpit shënoi goditje mbi fushatën e tij për zgjedhjet e nëntorit. Trump do të garojë për rizgjedhje më 3 nëntor, kundrejt kandidatit demokrat, Joe Biden.

Trump e ka minimizuar në disa raste kërcënimin e pandemisë së koronavirusit dhe rrallë ka veshur maskë.

pic.twitter.com/gvIPuYtTZG

— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) October 3, 2020

Ju sugjerojmë

Vlorë/ Një person gjendet i pajetë në Lungomare
Kronikë

Vlorë/ Një person gjendet i pajetë në Lungomare

16 Dhjetor, 2025 8:33 am
Trump padit BBC për shpifje, kërkon 5 miliardë dollarë
Bota

Trump padit BBC për shpifje, kërkon 5 miliardë dollarë

16 Dhjetor, 2025 8:31 am
“Militantët serbë që luftojnë për Putin po përgatiten për një luftë ballkanike”
Kryesore

“Militantët serbë që luftojnë për Putin po përgatiten për një luftë ballkanike”

16 Dhjetor, 2025 8:29 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 16 dhjetor 2025

16 Dhjetor, 2025 8:26 am
Bashar al-Assad i kthehet mjekësisë, jeta luksoze e ish-presidentit sirian në Rusi
Bota

Bashar al-Assad i kthehet mjekësisë, jeta luksoze e ish-presidentit sirian në Rusi

15 Dhjetor, 2025 10:26 pm
Kancelari Merz: Ka një shans të vërtetë për paqe në Ukrainë
Bota

Kancelari Merz: Ka një shans të vërtetë për paqe në Ukrainë

15 Dhjetor, 2025 9:47 pm
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Kryesore

Nga padia kundër Shabanit tek greva e urisë në Parlament, çfarë u diskutua në PD

15 Dhjetor, 2025 8:54 pm
Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët
Kronikë

Shpërthen bombola e gazit në Elbasan, banesa përfshihet nga flakët

15 Dhjetor, 2025 8:47 pm
U gjet i pajetë brenda në makinë, identifikohet viktima në Vlorë, ish-polic
Kronikë

U gjet i pajetë brenda në makinë, identifikohet viktima në Vlorë, ish-polic

15 Dhjetor, 2025 8:45 pm
Pas raundit të dytë të bisedimeve SHBA-Ukrainë, Kievi: Jemi afër marrëveshjes
Bota

Pas raundit të dytë të bisedimeve SHBA-Ukrainë, Kievi: Jemi afër marrëveshjes

15 Dhjetor, 2025 8:23 pm
Para
Pezullohen 23 leje drejtimi, arreston 6 drejtues mjetesh

Pezullohen 23 leje drejtimi, arreston 6 drejtues mjetesh

Rritja e rasteve me COVID-19, disa shtete rivendosin masat kufizuese

Rritja e rasteve me COVID-19, disa shtete rivendosin masat kufizuese

Dogji 300 rrënjë ullinj, arrestohet 59-vjeçari në Kuçovë

Dogji 300 rrënjë ullinj, arrestohet 59-vjeçari në Kuçovë

TE FUNDIT

Vlorë/ Një person gjendet i pajetë në Lungomare

Vlorë/ Një person gjendet i pajetë në Lungomare
16 Dhjetor, 2025

Një person është gjetur i pajete mëngjesin e së martës përgjatë Lungomares në qytetin e Vlorës. Sipas policisë, personi është...

Lexo më shumë

Trump padit BBC për shpifje, kërkon 5 miliardë dollarë

Trump padit BBC për shpifje, kërkon 5 miliardë dollarë
16 Dhjetor, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ngritur një padi prej 5 miliardë dollarësh kundër BBC-së për një redaktim të fjalimit të tij...

Lexo më shumë

“Militantët serbë që luftojnë për Putin po përgatiten për një luftë ballkanike”

“Militantët serbë që luftojnë për Putin po përgatiten për një luftë ballkanike”
16 Dhjetor, 2025

Një brez i ri nacionalistësh etnikë serbë po përgatitet për një luftë në Bosnjë, zbulon gazeta The Telegraph. Qindra militantë kanë...

Lexo më shumë

Horoskopi, 16 dhjetor 2025

Horoskopi, 1 shtator 2023
16 Dhjetor, 2025

DASHI Kjo është një javë rigjallërimi. Marsi ju shtyn të ndërmerrni veprime, por kini kujdes me fjalët tuaja: mund të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com