Sport

VIDEO/U aksidentua gjatë garës, humb jetën piloti 19-vjeçar i MotoGP


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:05 - 30/05/21 |
Opi Nion

Një aksident i rëndë në garë i ka marrë jetën 19-vjeçarit zviceran Jason Dupasquer. Piloti garonte në Moto 3 dhe pësoi një aksident të frikshëm në kualifikueset e garës së djeshme në Mugello të Italisë.

19-vjeçari u transportua menjëherë drejt spitalit Careggi në Firenze, me dëmtime të shumta cerebrale dhe mbrëmjen e djeshme iu nënshtrua edhe një operacioni në kokë, por nuk arriti që t’u mbijetonte plagëve të marra.

Lajmi është shpërndarë në rrjete sociale edhe nga faqja zyrtare e Moto GP, ku ndër ë tjera, i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe miqve të të riut.

“Jemi shumë të pikëlluar të njoftojmë humbjen e pilotit Jason Dupasquer. Në emër të të gjithë familjes së Moto GP-së, u dërgojmë ngushëllimet e sinqerta skuadrës së Jason, familjes dhe gjithë të dashurve të tij. Do të jetë një mungesë e madhe. Prehu në paqe Jason”, shkruhej në faqen zyrtare të Moto GP./Opinion.al

Pas