Dy orë para fillimit të ndeshjes Olimpiakos-AEK, ka pasur tension jashtë stadiumit “Karaiskakis”.
Përplasja ka ndodhur midis policëve dhe tifozëve të Olimpiakosit. Episodi zgjati rreth 10 minuta, deri sa situata u normalizuar.
Tension ka patur edhe në sfidën midis PAOK-ut dhe PAS Janinës. Tifozë të të dyja ekipeve janë konfrontuar me njëri tjetrin, duke përdorur sende nga më të ndryshmet.