Pas largimit të trupave amerikane nga Afganistani, pamjet e mëposhtme tregojnë shkallën epike të eksodit të afganëve që largohen nga vendi i tyre në drejtim të perëndimit.
Skenat janë thuajse biblike. Janë me dhjetëra afganë që përshkojnë kilometra në shkretëtirë për t’u vendosur në Pakistan e Iran. Ata shpresojnë që të largohen për t’i shpëtuar regjimit të talebanëve.
Këto pamjë vijnë në kohën kur talebanët janë në fazat e përfundimtare të krijimit të qeverisë së re.
“Qeveria do të marrë formë në ditët në vijim“, tha Anas Haqqani, një udhëheqës i lartë taleban.
Ndërkohë Kombet e Bashkuara u bënë thirrje talebanëve të lejojnë largimet e personave që duan të ikin nga Afganistani./Opinion.al