Në një tjetër takim elektoral presidenti amerikan Donald Trump nuk ka ngurruar të përmendë marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë, nënshkruar në fillim të shtatorit në Shtëpinë e Bardhë. Duke ju rikthyer edhe një herë argumentit se më këtë marrëveshje u shpëtuan jetë, Trump tha gjatë një takimi elektoral se mes presidentit serb Vuçiç dhe Kryeministrit të Kosovës Hoti, ka patur edhe një përqafim.
“Unë ju thashë: pse po luftoni e po e vrisni njëri-tjetrin. Ata kanë shumë dallime, përfshirë dallimin fetar, e marr me mend, ndaj ju thashë: çfarë po bëni? Unë ju thashë të bëjmë një marrëveshje, të bëjmë paqe ekonomike dhe përfundimisht paqe. Ata erdhën në zyrën time, në Zyrën Ovale, për të nënshkruar. Ata përqafoheshin, ishte një gjë e bukur për t’u parë, ne shpëtuam shumë jetë”, u shpreh Trump.
Duke treguar se atë ditë ishtë kthyer herët në shtëpi, Trump vijoi më tej duke shkaktuar jo pak reagim tek mbështetësit: “Unë do të duhej t’i kisha marrë 7 nominime për Nobel”./Opinion.al
President Trump: “I should’ve gotten at least 7 or 8” Nobel Prize nominations. pic.twitter.com/TA1chFjM0a
— The Hill (@thehill) September 27, 2020