Mbëmjen e djeshme është zhvilluar takimi i klubeve të basketbollit, Trepça-Sigal Prishtina në palestrën “Minatori” në Mitrovicë. Kjo e fundit ka fituar me rezultatin final 59:74, dhe gjatë gjithë kohës së lojës ka qenë në avantazh.
Në një moment të sfidës është dëgjuar himni kombëtar, moment ky i cili ka emocionuar disa nga figurat publike të vendit, si Dritan Shakohoxha, prezantuesen Ilda Bejleri apo edhe Aurela Gaçen, të cilët edhe e kanë shpërndarë në rrjete sociale këtë video.