Një gazetar dhe një polic janë lënduar gjatë protestës së sotme përpara Ministrisë së Brendshme, ku një grup qytetarësh kanë reaguar lidhur me vrasjen e Klodian Rashës nga një efektiv policie.
Gazetari i “JOQ” ka treguar se nuk e ka kuptuar nga i ka ardhur goditja.
“Unë gazetari i JOQ po mundohesha të mbroja edhe efektivët e policisë. Nuk e mora vesh se çfarë më erdhi dhe rashë në tokë”, u shpreh Andi Llabuti.
Ndërkohë në kamera është parë edhe një polic që të largohej ndërsa ishte goditur gjatë përplasjeve me protestuesit. Sipas raportimit të gazetarit Erion Skëndaj, i lënduar ka mbetur edhe këngëtari Stresi, i cili është parë në radhët e para të protestës./Opinion.al