Zjarri i shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në televizorin e katit të parë të një banese dy katëshe ka rrezikuar jetën e 3 fëmijëve në rrugën “OSBE” në Kamëz.
Banorët kanë njoftuar shërbimin zjarrtës në momentin që kanë dëgjuar thirrjen për ndihmë të fëmijëve. Këta të fundit nuk arrinin të dilnin nga banesa për shkak se dera ishte bllokuar.
Tvklan.al sjell pamje nga banesa dy katëshe në Kamëz që u përfshi nga akët e zjarrit. /tvklan.al