Kryesore

VIDEO/ Trazirat në ndeshjen Tirana-Vllaznia, procedohen penalisht 3 persona


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:02 - 16/01/22 |
Opi Nion

Tre persona janë proceduar penalisht pas incidenteve të ndodhura në stadiumin “Air Albania”, gjatë ndeshjes Tirana-Vllaznia.

Sipas policisë u proceduan penalisht shtetasit Astrit Frroku, 26 vjeç, Bledar Kërniqi, 33 vjeç dhe Egzon Smajlaj, 26 vjeç, pasi gjatë zhvillimit të ndeshjes kanë kryer veprime të kundraligjshme duke ndezur flakadanë, hedhur lëndë piroteknike në fushë, thyer stola.

Ndërkohë autoritetet vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të këtij rasti, identifikimin dhe shoqërimin e personave të tjerë që kanë ushtruar veprime të dhunshme gjatë aktivitetit sportiv.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./Opinion.al

 

Pas