Bota

Video/ Tragjike, piloti italian transmeton live në “Facebook” vdekjen e tij


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 06:25 - 29/08/16 |
root

Aventura e një piloti italian kthehet në një tragjedi. Ai është 28-vjeçari i njohur si Armin Schmeider, i cili gjeti vdekjen pasi u hodh nga maja e malit, pranë Kandersteg në Zvicër.

Para se të ndërmerrte këtë veprim të guximshëm, ai u tha ndjekësve të tij në Facebook: “Sot do të fluturoni me mua”, por fatkeqësisht pa e ditur se ata do të shikonin live aventurën që do t’i sillte atij vdekjen.

Videoja e postuar online në rrjetin social, tregon pilotin teksa vesh kostumin fluturues “wingsuit”, para se të hidhet. Por, pak momente më vonë dëgjohet një ulërimë dhe një zhurmë përplasjeje.

Sipas të përditshmes Blick, fansat e Armin mbetën të traumatizuar pasi panë klipin horror.

Trupi i Schmeider u gjet më pas në Kandersteg. Ndërsa ende vijojnë hetimet për shkakun që i solli atij vdekjen./tvklan.al

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas