Një ngjarje tejet e rëndë ndodhi paraditen e sotme në Vlorë, kur një fëmijë vetëm 5 vjeç ra nga kati i 12 i apartametit ku banonte. Nga të dhënat e para thuhet se fëmija ka qenë vetëm në shtëpi. Babai i saj, një mjek kardiolog në Vlorë ishte në punë, ndërsa nëna kishte dalë për të bërë pazarin. Kur ajo është kthyer e ka gjetur fëmijën pajetë para pallatit. Ky moment tragjik, është filmuar edhe nga kamerat që mbërritën në vendngjarje ende pa u transportuar trupi në morg.
Njoftimi në polici është dhënë nga komshinjtë në orën 09:45 se “në lagjen “29 Nëntori” një fëmijë ka rënë nga ballkoni”. Fëmija i seksit femër me iniciale V. J ka rënë nga kati i 12-të në vendin që njihet si “pallatet e Gjallicës”, përballë shkollës “Ali Demi”.