Vazhdojnë të zbardhen të tjera detaje nga mbrëmja e djeshme e Italisë që e la jashtë Botërorit “Rusi 2018”. Në një video të fundit vihet re De Rossi i ulur në pankinë që në minutat e fundit të ndeshjes debaton me trajnerin e dytë që i thotë të bëhet gati të futet në fushë. Sipas mediave italiane De Rossi ka kundërshtuar duke i thënë që nuk kam pse të futem në lojë, pasi duhet fitorja dhe nuk duhet të mbajmë barazimin. Nuk dihet nëse De Rossi ka shprehur pakënaqësinë e tij për mospërfshirjen në formacion që nga minuta e parë, apo ka menduar për një fazë më ofensive në lojë. Gjithsesi sjellja e tij lë shumë të kuptohet për atë se çfarë po ndodh brenda Kombëtares së Italisë, ku revolucioni duket i pashmangshëm.
#DeRossi: “Qué cojones sacas a mi? No tenemos que empatar, tenemos que ganar!” y indica a Insigne #ItaliaSuecia pic.twitter.com/8Mvc67YzGh
— Valerio Curcio (@ValerioCurcio) November 13, 2017