Katër persona kanë mbetur të vdekur pas një aksidenti në parkun e lojërave “Dreamworld” në Australi. Viktimat nuk janë identifikuar akoma, megjithatë mes tyre janë dy femra e dy meshkuj. Mësohet se nga incidenti kanë ngelur të plagosur edhe dy persona të tjerë.
Autoritet kanë mbyllur menjëherë parkun dhe kanë nisur hetimet për të kuptuar dinamikën e ngjarjes.
Varka e lojës në të cilën po udhëtonin personat në lumin artificial ishte me shpejtësi deri në 45 km/h dhe autoritetet thotë se masat e sigurisë aty kanë qenë mjaft të larta.
Bazuar në informacionet paraprake, dyshohet se incidenti tragjik ka ndodhur si pasojë e një defekti teknik, megjithëse nuk përjashtohet edhe mundësia për një gabim njerëzor.