Një tornado goditi mbrëmjen e djeshme kryeqytetin italian, Romë. Dy persona kanë humbur jetën, ndërsa raportohet për dëme të mëdha dhe përmbytje. Në Ladispoli, era e fuqishme shkatërroi muret e dy kateve të fundit të një pallati në rrugën ‘Ancona’.
Një 47-vjeçar indian, i identifikuar si Singh Surinder humbi jetën pasi i ra në kokë një kornizë e madhe, e shkëputur nga një kishë. Një tjetër kalimtar u lëndua rëndë, pasi u shty nga era e fortë dhe u përplas me një vetratë xhami.
Ndërkohë në Cesano është regjistruar një tjetër viktimë si pasojë e motit të keq. 64-vjeçari Fernando F., nënoficer i ushtrisë në pension, humbi jetën pasi u zu poshtë nga një pemë.