Bota

Video/Tjetër aksident në Turqi, kamioni iu merr jetën 10 personave



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:22 - 20/08/22 |
el ida

Pas aksidentit  të rëndë të Gaziantepit ku humbën jetën 16 persona, një aksident tjetër ka ndodhur në Turqi. Këtë herë aksidenti ka ndodhur në Mardini, në lagjen Derik pranë një pike karburanti  ku një kamion përplasi dy automjete.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar ekipet e emergjencave dhe policia, por teksa ata po jepnin ndihmën e tyre, një tjetër kamion ka përplasur punonjësit e ndihmës së shpejtë dhe qytetarët që ndodheshin aty pranë. Mediat turke raportojnë se aksidenti ndodhi për shkak se kamionit iu këputen frenat.

Ndërkohë, të njëjtat burime bëjnë me dije se kanë mbetur të vdekur tetë persona dhe shumë të tjerë të plagosur midis tyre dhe fëmijë.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar dhe Ministri i Brendshëm i Turqisë, Süleyman Soylu.

“Fatkeqësisht sot ka qenë dita e fatit tonë të keq për aksidente trafiku. Në të njëjtin vend në Mardin Derik kanë ndodhur 2 aksidente me kamion. Të gjitha ekipet tona janë të mobilizuara. Sipas raportimeve të para, kemi 10 viktima. Të lënduarit tanë po transportohen në spitale. Shërim të shpejt. Zoti na mëshiroftë”, tha Soylu./Opinion.al

 

 

Pas