Gjatë një mbledhjeje të Bordit Këshillues të Forcës Punëtore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka ngatërruar mbiemrin e Administratorit të kompanisë Apple, Tim Cook, duke i thirrur “Tim Apple”.
Duke e falenderuar për investimet që kompania e tij ka bërë në vend, Donald Trump ka thënë “E vlerësojmë shumë këtë Tim Apple”. Gjithsesi, CEO i Apple Tim Cook, e ka kaluar situatën me shumë elegancë, duke bërë sikur nuk kuptoi gjë.
Videoja është bërë virale në rrjetet sociale në Amerikë, ku Trump është ironizuar gjerësisht nga kundërshtarët e tij./Opinion.al
https://www.facebook.com/time/videos/398353044060517/