Duket se forcat e shumta policore që kanë rrethuar stadiumin “Elbasan Arena” nuk kanë mundur të ulin entuziazmin e tifozëve kuq e zi, të cilën kanë udhëtuar nga shumë qytete shqip-folëse për të mbështetur kombëtaren në këtë ndeshje të rëndësishme.
Përveç “shtetërrethimit” policor, as moti nuk ka qenë në anën e sportadëshve, pasi gjithë ditën e sotme në qytetin e Elbasanit kanë rrënë reshjet të shumta shiu.
Megjithatë ka nga ata që nuk frikësohen nga asgjë dhe vazhdojnë këndojnë për kombëtaren, si këta në videon e mëposhtme.