Teksa na ndajnë vetëm pak orë nga finalja e Ligës së Konferencës mes Romës dhe Feyenoord, mijëra tifozë italianë i janë drejtuar Tiranës për të ndjekur ndeshjen që do të luhet në “Air Albania”.
Në pamjet e publikuara nga e përditshmja italiane Corriere Dello Sport shfaqen ultrasit e ekipit të Romës në delir, duke festuar gjatë fluturimit me charter drejt Tiranës.
Atmosfera në kabinën e avionit është elektrizuese dhe nuk mungojnë koret mbështetëse për ekipin verdhekuq.“Deliri i tifozëve gjatë fluturimi për në Tiranë”, shkruan Corriere Dello Sport.
Në video tifozët shfaqen teksa godasin tavanin e avionit dhe këndojnë këngët e tyre.