Thatësira po vazhdon dhe niveli i ujit në liqenin e Kukësit bie çdo ditë. Rrënojat e Kukësit të vjetër nisën të dilnin në sipërfaqe dy muaj më parë, por aktualisht ato duken plotësisht.
Uji po pakësohet çdo ditë e më tepër.
Thatësira e pazakonte në verilindje e ka çuar drejt kuotave minmale liqenin.
Në sfond, duken rrënojat e para të qytetit të vjetër të Kukësit. Kurse rënia drastike ka lënë pas bregun e gërryer.
Nuk mbahet mend se kur ishte hera e fundit e një situate të tille thatësire dhe mungese reshjesh.
Por prej 10 vite nuk janë parë rrënojat e qytetit të dikurshëm të zhytur në ujë.
Prurjet e lumenjeve që furnizojnë liqenin kanë rënë më pak se 30 metër kub në sekondë, dhe niveli bie çdo ditë me nga 25 centimeter.
Në Fierzë ende prodhohet pak energji elektrike për shkak të situatës së pazakontë edhe në Koorporatë, e cila mezi po arrin të sigurojë sasinë e nevojshme të energjisë në vend.