Bota

VIDEO/ Tërmeti shkatërrues në Haiti, mbi 300 persona kanë vdekur


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:40 - 15/08/21 |
Opi Nion

Të paktën 304 persona kanë mbetur të vdekur nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.2 që tronditi Haitin. BBC raporton se kanë mbetur të plagosur më shumë se 1,800 persona.

Ndërkohë kërkimet për nxjerrjen e trupave vazhdojnë ende ndërsa pamjet që qarkullojnë në mediat e huaja tregojnë qytete e fshatra të rrafshuara.

Tërmeti me magnitudë 7.2 ballë goditi perëndimin e vendit të Shtunën në mëngjes, duke rrëzuar dhe dëmtuar ndërtesat, përfshirë kishat dhe hotelet. Epiqendra e tërmetit ishte rreth 12 km (7.5 milje) nga qyteti Saint-Louis du Sud, tha Shërbimi Gjeologjik Amerikan (USGS).

Kryeministri tha se kishte “dëme të mëdha” dhe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për një muaj.

Më shumë janë goditur qytetet Les Cayes dhe Jeremie. UNICEF njoftoi për „dëme të mëdha” në jugperëndim të vendit. Sipas forcave të shpëtimit janë ndërprerë pjesërisht linjat e komunikimit në zonat e prekura./Opinion.al

Pas