Pas tërmetit 5.8 ballë që goditi Shqipërinë dhe lëkundjeve të tjera që pasuan, kryeministri Rama thirri në një mbledhje të urgjente qeverinë. Mbledhja u zhvillua gjatë mesnatës, por në orën 00:07 një tërmet i shkallës 4.8 ballë lëkundi sërish Tiranën.
Në momentin e lëkundjeve fjalën e kishte ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.
“Po përpiqem mos më lëkundet zëri mua, se godina po lëkundet” tha Lleshaj teksa raportonte mbi masat policore ndaj pasojave të tërmetit. /Opinion.al