Pas tërmetit me madhësi 6.3 të shkallës rihter që goditi Kroacinë ditën e sotme, mediat e huaja kanë publikuar pamje të reja.
Sipas vlerësimeve të para të Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (Ingv), epiqendra e tërmetit ishte në zonën rreth Petrinjës, rreth pesëdhjetë kilometra në jug të Zagrebit, një rajon tashmë i goditur tërmeti ditën e djeshme.
Mediat e huaja flasin për dëmë të mëdha materiale në Petrinja, ndërtesa të shembura, ndërprerje të energjisë elektrike dhe linjave telefonike. Tërmeti u ndje në të gjithë Kroacinë, por edhe në Serbi dhe Bosnjë dhe Hercegovinë.
Siç raportojnë mediat lokale, deri në këto momente si pasojë e lëkundjeve ka humbur jetën një i mitur.
Njerëzit janë frikësuar dhe kanë dalë në rrugë dhe në hapësira të hapura. Ushtria Kroate është mobilizuar për të siguruar ndihmë, të paktën 300 ushtarë u nisën për në Petrinja, ku u regjistrua tërmeti./Opinion.al