Një tërmet i fuqishëm ka goditur Kroacinë këtë të martë. Sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë, tërmeti ishte me magnitudë 6,3 i shkallës rihter.
Sipas EMSC, epiqendra e tërmetit ishte rreth 42 kilometra në juglindje të Zagrebit.
Si pasojë e tërmetit një pjesë e Kroacisë ka mbetur pa energji elektrike. Nuk ka ende të dhëna për viktima apo të plagosur, ndërkohë që raportohen dëme të shumta materiale. Tërmeti i sotëm është shoqëruar edhe nga disa paslëkundje më të lehta.
Vetëm një ditë më parë, një tërmet me magnitudë 4,9 rihter u regjistrua në Kroaci, duke shkaktuar edhe dëme në disa banesa./Opinion.al