Bota

Video/ Tërmet i fuqishëm në Indonezi, humbin jetën dhjetëra persona


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:01 - 15/01/21 |
Opi Nion

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Indonezinë mëngjesin e kësaj të premte, duke shkaktuar deri më tani 26 viktima.

Mësohet se tërmeti ishte me magnitudë 6.2 të shkallës Rihter me eipqendër rreth 36 kilometra larg qarkut Mamuju të provincës Sulavesi.

Raportohet se nga lëkundjet e forta sizmike janë shkatërruar disa ndërtesa, duke përfshirë dhe një spital.

Lëkundjet shkaktuan edhe rrëshqitje dheu, duke ngjallur panik tek qytetarët. Udhëheqësi i Agjencisë lokale për Lehtësimin e Katastrofave në Indonezi, Ali Rahman, tha se shumë viktima mund të jenë nën rrënoja, ndërsa shtoi se numri i tyre mund të rritet në orët në vijim.

Indonezia goditet shpesh nga tërmetet, shpërthimet vullkanike dhe cunamit, për shkak të vendndodhjes së saj në Unazën e Zjarrit, që është një hark vullkanesh dhe pllakash tektonike në Pellgun e Paqësorit./ Opinion.al

Pas