Aktualitet

Video/ Tërhoqi me litar pas makinës qenin, gjobitet dhe procedohet 55-vjeçari



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:15 - 09/08/22 |
Opi Nion

Policia e Vlorës ka reaguar pas videos që u bë virale në rrjetet sociale, ku një shofer tërhiqte nga pas me litar një qen të lidhur pas makinës së tij.

Uniformat blu bëjnë me dije se në lidhje me videon e publikuar në rrjetet sociale, të filmuar në rrethrrotullimin e Babicës, në bypass-in e Vlorës bënë të mundur identifikimin dhe shoqërimin në ambientet e Policisë, të drejtuesit të mjetit Sh. H., 55 vjeç, banues në Vlorë.

Në vijim të veprimeve, nisi procedimi penal për 55-vjeçarin, i cili akuzohet për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”.

Gjithashtu, ky shtetas është ndëshkuar nga Policia Rrugore, me masë administrative 62.000 lekë të rinj, në bazë të dispozitave të Kodit Rrugor, për shkeljen e neneve 15, 191, 79 dhe 182.

 

Pas