Reshjet e shiut kanë ndikuar shumë tek prurjet e lumit Shkumbin. Ai po vërshon me shpejtësi dhe nëse reshjet do të vazhdojnë me këtë ritëm rrezikon të dalë nga shtrati. Në zonën e Librazhdit disa rrugë janë shembur dhe gjithashtu janë përmbytur toka bujqësore. Fshatrat më problematikë janë Funares, Zdrajsh, Stravaj, Mirake, Qukes, Karkavec, Berzeshte, Fusha e Domosdovës, Rrajcë.