Bota

VIDEO/ Tentoi të prekte arkivolin e Mbretëreshës, rojet e shtrijnë në tokë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:19 - 17/09/22 |
Opi Nion

Një incident është shënuar Westminster Hall të premten mbrëma, një burrë iu afrua arkivolit të Mbretëreshës Elizabeth dhe e preku, duke çuar më pas në arrestimine tij nga policia.

Episodi ndodhi rreth orës 22:00, përpara njerëzve që prisnin në radhë për t’i bërë nderimet e tyre Elizabeth.

Burri doli nga rreshti, ngjiti shkallët dhe preku arkivolin përpara se të merrej nga Policia Metropolitane, raportoi Guardian.

Pamjet nga transmetimi i ceremonisë zyrtare tregojnë oficerët e sigurisë duke e shtrirë të dyshuarin në tokë.

“Drejtoria e Mbrojtjes Parlamentare dhe Diplomatike arrestoi një burrë në dhomën e Ëestminster-it pas një trazire”, sipas Scotland Yard.

Ky ishte incidenti i dytë në ditën e dytë që ndodhi para arkivolit të Mbretëreshës.

Më herët, një burrë u akuzua se kishte sulmuar seksualisht dy gra që prisnin në një radhë të gjatë për të parë arkivolin e Mbretëreshës.

Prezenca e policisë është shtuar në të gjithë Londrën pasi turmat u mblodhën për të nderuar Mbretëreshën Elizabeth, e cila vdiq javën e kaluar në moshën 96-vjeçare.

Rreth 7.5 milionë euro janë shpenzuar për forcimin e sigurisë për funeralin e Mbretëreshës Elizabeth, i cili do të kulmojë me varrimin e saj të hënën.

Pas