Kronikë

Video/Tentoi të largohet me vrap, si u arrestua 19-vjeçari nga Kosova


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:45 - 30/01/21 |
Opi Nion

Një 19-vjecar nga Kosova është ndaluar nga policia pasi drejtonte automjetin pa leje drejtimi, ndërsa gjatë kontrollit fizik iu gjet edhe një armë zjarri.

Përmes një njoftimit që bën Policia e Shtetit, mësohet se Uranik  Agushi ka rezultuar person në kërkim nga policia e Kosovës, për vrasje të mbetur në tentativë., ndërsa publikohet edhe video e arrestimit.

“Në lidhje me arrestimin e shtetasit U. A. që drejtonte mjetin pa leje drejtimi, të cilit gjatë kontrollit fizk iu gjet një armë zjarri, ju informojmë se: Shtetasi U. A., nga verifikimet e mëtejshme të kryera nga Interpol Tirana, në bashkëpunim me ILECU Kosovë, ka rezultuar se ishte person në kërkim për llogari të Kosovës, për veprën penale “Vrasja e mbetur në tentativë”. Gjykata Themelore në Prishtinë ka nxjerrë urdhër-arrestin për këtë shtetas, i cili i është dërguar Interpol Tiranës, me qëllim ekstradimin e tij drejt Kosovës”, njofton policia.

Sipas të dhënave ky shtetas, në muajin shtator 2020, në një spital në Prshtinë, ka goditur me thikë në tentativë për ta vrarë një mjek të spitalit, duke e plagosur rëndë.

“Sqarojmë se shtetasi U. A., në momentin e ndalimit nga ana e Policisë Rrugore, për kontrollin e dokumentacionit, ka braktisur mjetin dhe ka tentuar të largohet me vrap, por është kapur së bashku me armën e zjarrit, gjatë ndjekjes nga partullat e përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 4 Tiranë. ILECU Kosovë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, vijon punën për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Kosovës”, përfundon njoftimi./Opinion.al

 

 

Pas