59 qytetarë, mes të cilëve 8 të mitur janë shoqëruar nga policia mbrëmjen e djeshme pas protestës së zhvilluar në PD nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Protestuesit thyen xhamat dhe dyert e selisë blu duke tentuar për që të futeshin brenda për të larguar kryedemokratin Lulzim Basha.
Por gjithashtu, edhe Basha kishte marrë masa, persona emrat e të cilëve ende nuk janë bërë publik iu janë përgjigjur nga brenda selisë me gaz dhe sende të forta.
Teksa vëmendja ishte përqendruar tek shuna që u përdor në protestë, një video është shpërndarë në rrjetet sociale, ku shihet se një nga protestuesit, pasi Berisha dha urdhër për tu shpërndarë, fshinë këpucët me flamurin e PD./Opinion.al