Temperaturat e larta të ditëve të fundit janë kthyer në shqetësim jo vetëm për qytetarët por edhe për drejtuesit e automjeteve që detyrohen të gjenden në situata jo të zakonshme.Për shkak të temperaturave të çmendura, shoferët janë përballur me fikjen e makinave në rrugë. Një rast i tillë është edhe ky në autostradën Tiranë-Durrës, ku një drejtues automjeti për të mos bllokuar autostradën është detyruar të parkojë te palmat.