Vijojnë konfliktet për të 8 ditë radhazi në pikat kufitare me Kosovën, ku qytetarët serbë kanë bllokuar rrugët që të dërgojnë në Jarinjë dhe Bërnjak.
Rreth dy kilometra e gjatë është bllokada e vendosur dhe po ashtu në kufi janë vendosur forcat policore dhe ushtarake.
Mediat serbe raportojnë se në afërsi të kufirit janë vendosur katër tanke të blinduara më pak se dy kilometra larg vijës administrative, bëhet fjalë për dy “lazarë” dhe dy “milos”.
Në tre ditët e fundit avionët luftarakë të Ushtrisë Serbe kanë fluturuar mbi këtë territor, duke cenuar edhe vijën kufitare.