Aktualitet

VIDEO/ Të shtëna në Greqi, policia plagos një shqiptar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:07 - 08/10/21 |
Opi Nion

Një shqiptar është plagosur nga policia greke mëngjesin e sotëm në qendër të Athinës.

Mediat greke raportojnë se pak para orës 09:00, policia i ka dhënë sinjal që të ndalojë një automjeti tip “Peugeot” të drejtuar nga shqiptari.

Gjatë kontrollit u konstatua se automjeti ishte i vjedhur, ndërsa shoferi, ka kundërshtuar efektivët, ka hyrë në automjet dhe i ka dhënë gaz duke u përpjekur të largohet nga vendngjarja.

Në këtë moment një nga oficerët e policisë greke qëlloi dy herë në drejtim të tij. Sipas informacioneve, njëri prej plumbave e ka kapur autorin në këmbë.

Ndërkohë pritet mbërritja e autoambulancës për të marrë të lënduarin./Opinion.al

Pas