Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/ Të shtëna me armë, ja si u kap polici që transportonte drogë

2016/09/11 at 12:50 AM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Video/ Të shtëna me armë, ja si u kap polici që transportonte drogë

Policia e Tiranës ka zhvilluar një operacion ditën e sotme, ku ka prangosur një efektiv policie dhe një person tjetër të cilët akuzohen për trafik droge. Kështu, sipas njoftimit të Policisë, operacioni i koduar “Falko” u mbyll edhe me sekuestrimin e 12.5 kg lëndë narkotike e llojit kanabis.

Policia thotë se kishte marrë informacion se punonjësi i Policisë, Dashamir Qershori, 44 vjeç nga Petrela merrej me trafik droge. Gjithashtu, veç atij është arrestuar edhe Elton Elezi, 25 vjeç nga Gurra e Vogël dhe banues në Durrës.

Madje, ky i fundit tentoi t’i ikte Policisë dhe kjo e fundit u detyrua të shtinte me armë në ajër që ta ndalonte.

NJOTIMI I POLICISE Ne bazë të informacioneve të mara në rrugë operative nga Seksioni për Hetimin e Narkotikeve ne Drejtorine Vendore te Policise Tirane, në bashkëpunim me SH.Ç.B.A Tiranë, rezultonte se një punonjës policie merrej me shitjen e lëndëve narkotike cannabis sattiva, dhe për ta transportuar lënden narkotike përdorte automjet policie me qëllim shmangien e kontrolleve nga shërbimet e policisë gjatë transportit te droges, dhe më konkretisht:

Sot me date 10.09.2016 specialist të Seksionit për Narkotikët ne bashkëpunim me forcën e Posacme Operacionale te D.V.P Tirane ne rrugen “ Elbasanit” afër rrotullimit te Senatoriumit, u finalizua me sukses Operacionin “FALKO” dhe u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:

1.Dashamir Qershori, 44 vjeç lindur në fshatin Picall, Komuna Petrele, me detyrë Punonjes Policie (shofer ne Departamentin e Sherbimeve te treteve prane Drejtorie se Policise Shtetit)

2.Elton Elezi, vjeç 1991, lindur ne fshatin Gurre e Vogel dhe banues ne Durrës. Të lartpërmendurit u kapën në flagrance në keto rrethana: Në rrugën e “Elbasanit” te rreth rrotullimit të Senatoriumit, shtetasit Dashamir Qershori dhe Elton Elezi ne bashkëpunim me njeri­tjetrin dyshoheshin se kryenin aktivitetin kriminal të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar te llojit “Cannabis Sattiva” ne zonen e Farkes, Sauk dhe Senatoriumit.

Nga ana e sherbimeve policore eshtë organizuar shërbim me qëllim kapjen ne flagrance te këtyre shtetasve dhe konkretisht në rrugën “ Elbasanit” prane Ktheses se Senatoriumit ku eshte konstatuar automjeti tip Foristrade Mitsubishi me sistem drita vezulluse(fenerlina) policie me targa TR 6167 F, ngjyre blu me dy personat e lartpërmendur.

Eshte ushtruar kontroll në automjetin e mësipërm i cili ka qenë i parkuar dhe në bagazhin e ketij automjeti jane gjetur 2 (dy) thase te zinj plasmani brenda te cileve gjendej bime ngjyre jeshile me erë karakteristika me atë te Cannabis Sattiva. Menjëhere është bërë ndalimi i këtyre shtetasve ku shtetasi Elton Elezi eshte larguar me vrap, por për ta neutralizuar policia ka qëlluar ne ajer. Eshte kapur disa metra me pas nga ana sherbimeve të Policisë .

Nga kontrolli personal i ushtruar shtetasit Elton Elezi, në çantën e krah qafë i është gjetur dhe sekuestruar në cilesinë e provës materiale bimë ngjyrë jeshile me erë karakteristike si e Cannabis Sattivas, ku pas peshimit rezultoi me peshe 2 (dy) gram . Gjithashtu , në bagazhin e automjetit e pershkruar me lart pas peshimit ne peshoren rezultoi 12.5 Kilogram e cila u sekuestrua e do të dergohet për ekspertim të mëtejshme në D.P Shkencore Tirane.

Gjithashtu janë sekuestruar në cilesinë e provës materiale: 1 automjet policie me targa TR 6167 F. 2 telefona celular, nje cante krah qafe. Materialet do ti kalojne Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tirane per veprime të mëtejshme hetimore për veprat penale te “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim ”, parashikuara nga neni 283/2 te Kodit Penal .

Etiketa: Dashamir Qershori

Ju sugjerojmë

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?
Rajoni

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?

6 Qershor, 2025 6:35 pm
Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
Kryesore

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

6 Qershor, 2025 6:24 pm
Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
Kryesore

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

6 Qershor, 2025 6:04 pm
I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
Aktualitet

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

6 Qershor, 2025 5:52 pm
Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

6 Qershor, 2025 5:23 pm
Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve
Bota

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve

6 Qershor, 2025 5:11 pm
Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!
Bota

Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!

6 Qershor, 2025 4:59 pm
BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së
Bota

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

6 Qershor, 2025 4:49 pm
Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve
Sport

Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve

6 Qershor, 2025 4:37 pm
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe

6 Qershor, 2025 4:08 pm
Para
Rezarta Shkurta flet për herë parë pas arrestimit të Ermal Hoxhës: Jeta ime aktrim!

Rezarta Shkurta flet për herë parë pas arrestimit të Ermal Hoxhës: Jeta ime aktrim!

The Mirror/ “Alkooli i trafikuar nga shqiptarët në ishujt grekë verboi të rinjtë anglezë”

The Mirror/ "Alkooli i trafikuar nga shqiptarët në ishujt grekë verboi të rinjtë anglezë"

Studimi shkencor/ Ja çfarë ndjejnë njerëzit pak minuta para se të vdesin

Studimi shkencor/ Ja çfarë ndjejnë njerëzit pak minuta para se të vdesin

TE FUNDIT

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?
6 Qershor, 2025

Teksa zërat e grave po bëhen gjithnjë e më të pranishëm në skenën politike të Kosovës, përballja me seksizëm, kërcënime...

Lexo më shumë

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
6 Qershor, 2025

Kur na ndajnë afërsisht 24 orë nga sfida e shumëpritur e Kombëtares tonë me Serbinë, sulmuesi serb, Aleksandër Mitroviç doli...

Lexo më shumë

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
6 Qershor, 2025

Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkovic, foli  pasditen e sotme në konferencën për shtyp, në prag të duelit me Shqipërinë. Tekniku...

Lexo më shumë

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
6 Qershor, 2025

Një shtetas shqiptar, i cili u arrestua më 21 maj në Arlon të Belgjikës, si pjesë e operacionit ndërkombëtar “URA”...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com