Aksioni i policisë së Lezhës për kapjen e një personi të shpallur në kërkim është shoqëruar me të shtëna armësh.
Ngjarja ka ndodhur pranë nënstacionit elektrik në Lezhë ku mësohet se policia ka rrethuar zonën për të kapur një person të shpallur në kërkim por që identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur.
Në videon e publikuar nga ‘Balkanweb’ duken efektivë të policisë të cilët hyjnë në banesën e të kërkuarit nga dera dhe duke kaluar murin. Ai mësohet se ka mundur të largohet por policia ende është duke e ndjekur.
Nga dëshmitarë të zonës bëhet e ditur se urdhrit të policisë për të ndaluar ai nuk i është bindur dhe kjo ka bërë që një nga efektivët e policisë të qëllojë me armë zjarri në ajër. /Opinion.al