Një incident i papritur ka ndodhur kur Wolfgang Schäuble foli në parlamentin gjerman mbi “Rininë dhe Parlamentin”.
Teksa presidenti i Bundestagut, Schäuble mbante fjalimin në parlament, rreth 20 të rinj hapën banderolën ku shkruhej “Klima juaj politike = Shkatërrim”, ndërsa më pas të rinjtë janë shtrirë në dysheme.
Sipas gazetës gjermane Welt, të rinjtë donin të ushtronin presion mbi qeverinë federale dhe të theksonin se sa dramatike është situata.
“Ne nuk e shohim këtë koalicion duke marrë seriozisht krizën më serioze të njerëzimit”,- tha aktivisti Maximilian Reimers./ Opinion.al E.Xh.
Tumult im #Bundestag! #FridaysForFuture geht den nächsten Schritt und trägt den Überlebenskampf ins Parlament. Volle Unterstützung!
"Eure Klimapolitik = Katastrophe!" pic.twitter.com/MpOZiQ4vBx
— GRÜNE JUGEND (@gruene_jugend) June 4, 2019