Bota

Video/ “Të lutem mos vdis babi”, djali dhe i ati sulmohen nga tanket ruse


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:29 - 04/03/22 |
Opi Nion

Në kohën kur lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e 9-të të saj,  tashmë edhe civilët po sulmohen nga forcat ruse.

Daily mail ka publikuar një video të një makine, ku po udhëtonte një familje që goditet nga zjarri i tankeve në një rrugë të qetë fshati jashtë Kievit.

Udhëheqësi rus mbajti dje një fjalim duke pretenduar se liderët ukrainas duke përdorur ‘mburoja njerëzore’ ishin arsyeja e vërtetë që kaq shumë civilë ishin vrarë nga sulmet e trupave të tij në vend. Por brenda pak orësh u shfaqën pamjet që tregonin një baba dhe djalin e tij të rritur që u  ndeshen me një autokolonë rus .

Djali që filmoi pamjet rrëqethëse, emri i të cilit nuk është bërë i ditur nga mediat lokale, ishte duke filmuar nga sedilja e pasagjerit ndërsa makina e tyre u detyrua të tërhiqej në anë të rrugës pasi u ndesh me një autokolonën.

Pasi ndalojnë dhe teksa ai i kërkojnë të atit të kthehet mbrapa, me ushtrinë në një distancë të konsiderueshme, automjeti qëllohet nga breshëri plumbash. “Dil dhe shtrihu”, i thotë ushtarit babait të tij. “Mund të më dëgjosh? Kthehu dhe dil në të djathtë”. Disa sekonda më vonë plumba të tjera përplasen në makinë.

Djali, hidhet jashtë makinës. Dhjetëra të shtëna të tjera dëgjohen përpara se i biri të zvarritet në pjesën e pasme të makinës për të gjetur babanë e tij të shtrirë në rrugë.

“Babi! Babi!”- bërtet ai me ankth. “A je akoma aty? Rri atje!”

Ai i thotë babait të tij të qëndrojë poshtë ndërsa i moshuari përpiqet të ulet për të parë plagët e tij.

‘Babi, pse?’ pyet i biri.

Ndërsa të shtënat pushojnë, djali zvarritet përsëri nga pjesa e pasme e makinës.

“Më është këputur këmba”, i thotë i ati në agoni teksa shtrihet në një pellg gjaku.

Pas