“Mjetet luksoze vazhdojnë ta trajtojnë rrugën si piste garash”, kështu shkruan policia e cila njofton se ka hequr 22 patenta për drejtim mjeti tej normave te lejuara.
Video më poshtë është filmuar në autostradën Tiranë-Durrës, ku drejtuesit e mjeteve luksoze lëvizinin me shpejtësi 150 km/h, 180 km, 185 km/h dhe 196 km/h. Diferenca e shpejtesise mbi normat e lejuara tregon qarte rrezikun potencial per tu perfshire ne aksidente rrugore.