Ka njerëz të cilët bëjnë çmos që të eleminojnë qukat që kanë në fytyrë, por ekzistojnë edhe ata të cilët bëjnë çmos për t’i patur ato. Por duket se kozmetika ka ecur shumë larg, duke i dhënë mundësinë edhe atyre femrave të cilat dëshirojnë të kenë quka në fytyrën e tyre pasi i konsiderojnë si një detaj tërheqës.
Produkti është në formën e një lëngu i cili aplikohet në fytyrë me një furçë në formë peneli. Në fund rezultatet janë aq natyrale sa nuk mund ta mendoni se qukat janë fallco. Për më tepër shihni videon./Opinion.al