Alma Çupi gazetare në Abc News tregon eksperiencën e saj të hidhur gjatë pushimeve në Shqipëri. E ndodhur në Qeparo për pushime, Çupi thotë se “Në Shqipëri nuk pushohet. Motra ime kishte shumë dëshirë të shihte rivierën. Zgjodhëm Qeparon. Por në në jug të vendit të grabisin, duke filluar nga kamarierët, nga pronarët arrogantë e me radhë. Në Qeparo shesin çaj mali rrugës ndërsa në lokal thonë që nuk ka. Motra ime tha që do vinte sërish pas 10 vitesh, aq shumë u mërzit. Nuk mund ta pranoj që në fshatin Qeparo të shikoj derrat që hanë rrugës”