Gazetari Blendi Fevziu ka ndarë në rrjetet e tij sociale një video të një takimi të rastësishëm me shqiptarë në Estoni. Sikurse shihet të rinjtë janë nga qyteti i Elbasanit dhe ndodhen aty për të punuar.
“Ështe e çuditshme se sa shume janë shpërndarë shqiptarët. Deri tani s’me ka ndodhur ndonjë vend që udhëtoj që mos më kenë dalë shqiptarë”, shprehet gazetari në shënimin që shoqëron videon.
Kujtojmë se pak ditë më parë gazetari solli historinë e një shqiptari që prej vitesh jetonte në Belfast dhe ishte atje një sipërmarrës i suksesshëm./Opinion.al
View this post on Instagram