Aktualitet

Video/Tabaku,Alibeaj e Bardhi mbërrijnë në Presidencë,homazhe për ish-presidentin



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:29 - 02/06/22 |
Opi Nion

Disa prej deputetëve të Partisë Demokratike, si Jorida Tabaku, Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi kanë kryer homazhet në nder të ish-presidentit Bujar Nishani.

Ashtu siç shihet edhe në videon e mëposhtme, grupi i deputetëve të PD mbërritën në të njëjtën kohë në Presidencë.

Homazhet vazhdojnë prej orës 10:00 dhe deri më tani kanë marrë pjesë personalitete të shumta, si ministra, deputetë, bashkëpunëtorë dhe miq.

Ceremonia shtetërore e lamtumirës në nderim të ish-Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, nisi në orën 10:00 në Presidencë dhe përfundon në orën 12:00.

Më pas, po me ceremoni shtetërore arkëmorti me trupin e pajetë të Bujar Nishanit, i shoqëruar nga kortezhi mortor, shkon në këmbë deri tek ura e Lanës, pastaj niset drejt varrezave të Sharrës, ku do të zhvillohet ceremonia e varrimit.

Kujtojmë se ish-presidenti Nishani ndërroi jetë të shtunën në një spital të Berlinit, Gjermani./Opinion.al

Pas