Të rinjtë e PD-së sot kanë improvizuar një skenë gazmore në çadrën e Vetingut. Eshtë çadra e ngritur pranë Piramidës dhe ku po mblidhen firmat për ligjin e Vetingut, propaganduar nga PS. Demokratët sot kanë bërë një rreng. Të rinjtë e FRPD kanë vendosur maska me fytyrën e Lulzim Berishës, Emiljano Shullazit, Mark Frrokut, etj. Me këto maska në kokë ata firmosën pro vetingut, duke ironizuar sigurisht të majtën.