Skuadra angleze e kategorisë së dytë Uollvërhempton Uondërërs ka bërë sot prezantimin më të rrallë të uniformës së sezonit të ri.
Klubi i “ujqërve” ka zgjedhur që prezantimi të mos bëhet me anë të ceremonive të zakonshme, por të bëhet duke e dërguar fanellën në hapësirë me anë të një balone.
Balona u ngjit deri në 36,700 metra lartësi nga sipërfaqja e Tokës duke dhuruar pamje spektakolare.