Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video-Supersfida Partizani-Skënderbeu/ Ja kur do të luhet dhe sa do të jenë çmimet e biletave për çdo kategori tifozi

2016/03/11 at 12:20 AM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Video-Supersfida Partizani-Skënderbeu/ Ja kur do të luhet dhe sa do të jenë çmimet e biletave për çdo kategori tifozi

Të dielën e kësaj jave dhe të hënën e javës që vjen do të luhet java e 26-të e kampionatit kombëtar, Kategoria Superiore . Duke qenë se u luajt në mesjavë, pra dje, ka pasur një spostim me 24 orë, për t’iu dhënë mundësinë skuadrave të rikuperojnë forcat dhe energjitë.

Pak më tepër kohë në dispozicion për këtë do të ketë Skënderbeu dhe Partizani, dy pretendentët për titull, të cilët i ndajnë katër pikë nga njëri-tjetri. E hëna e javës që vjen do të sjellë përplasjen direkte mes tyre, në “Qemal Stafa”, ndeshja e fazës së tretë, teksa dy të parat kanë prodhuar ekuilibër të plotë: një fitore e Partizanit, 2-1, një fitore e Skënderbeut, 1-0, në fushat respektive.

Tani është e treta e vërteta, një duel që do të qartësojë më shumë betejën për titull. Nëse fitojnë të kuqtë, diferenca zvogëlohet në vetëm një pikë, nëse suksesi u takon juglundorëve, atëherë ata mund të nisin festimet për titullin e 6-të.

Barazimi, kuptohet, u shkon për shtat të besuarve të Mirel Josës, sepse ruajnë pozitat aktuale në klasifikim. Duke pasur tërë këtë rëndësi, natyrshëm që edhe interesi i publikut është i madh. Tifozëritë e të dyja skuadrave nuk duan ta humbasin spektaklin që kanë mundësi të dhurojnë këto dy skuadra. Mirëpo, shkuarja në “Qemal Stafa”, nis nga sigurimi i një bilete.

Klubi i kuq, organizator i kësaj supersfide, nuk ka vonuar, por ka bërë njoftimin përkatës në këtë drejtim, duke i dhënë mundësinë gjithkujt të sigurojë biletën që dëshiron dhe vendin në shkallët e “Qemal Stafës”, aty ku do të diskutohet një copëz titulli të hënën, prej orës 19:00, nën dritën e prozhektorëve.

“Klubi ju bën me dije çmimet e biletave për takimin Partizani-Skënderbeu. Sipas tribunave respective, ato do të jenë: Biletat në tribunat A dhe B do të jenë të diferencuara, në 2 sektorë, me çmimet respektive: 1500 lekë (të rinj) dhe 1000 lekë. Biletat në tribunat D2, D3 dhe E do të kushtojnë nga 300 lekë.

Hyrja për femrat do të jetë falas në sektorët e tribunave D2 dhe D3. Tifozëria e kuqe do të akomodohet në sektorët e tribunave B, D2 dhe D3. Tifozëria mike, nga Korça, do të ketë në dispozicion tribunat A dhe E. Biletat do të mund t’i siguroni nga dita e premte, prej orës 09:00, pranë pikës të shitjes së stadiumit “Qemal Stafa”. Të hënën, ora 19:00, ndeshja direkte për titull. Vetëm nëpërmjet vazhdimësisë së fitoreve dhe mbështetjes masive në shkallët e stadiumit do t’ia dalim!” – shkruhet në faqen zyrtare të Partizanit.

Ju sugjerojmë

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste
Bota

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste

17 Qershor, 2025 8:13 pm
SHBA godet mallrat kineze me tarifë 145%
Bota

Trump shton tensionet:E dimë ku fshihet lideri i Iranit, s’do ta vrasim për momentin

17 Qershor, 2025 8:00 pm
Raporti i Eurostat: Mbi 1500 të mitur të pashoqëruar kërkuan azil në mars 2025
Aktualitet

Raporti i Eurostat: Mbi 1500 të mitur të pashoqëruar kërkuan azil në mars 2025

17 Qershor, 2025 7:37 pm
Manja pret Presidentin e Eurojust: Partner i çmuar në drejtësinë ndërkombëtare
Aktualitet

Manja pret Presidentin e Eurojust: Partner i çmuar në drejtësinë ndërkombëtare

17 Qershor, 2025 7:35 pm
Keqmenaxhoi fondet bujqësore, BE gjobit Greqinë me 400 milionë euro
Rajoni

Keqmenaxhoi fondet bujqësore, BE gjobit Greqinë me 400 milionë euro

17 Qershor, 2025 7:00 pm
Izraeli paralajmëron sulme “të mëdha” në Teheran
Bota

Izraeli paralajmëron sulme “të mëdha” në Teheran

17 Qershor, 2025 7:00 pm
Media greke për Samir Manen: Si e ndërtoi suksesin e tij miliarderi i parë shqiptar
Aktualitet

Media greke për Samir Manen: Si e ndërtoi suksesin e tij miliarderi i parë shqiptar

17 Qershor, 2025 6:46 pm
Premtimet ekonomike të Presidentit të zgjedhur Trump
Bota

Trump: Kemi kontroll të plotë mbi qiellin e Iranit!

17 Qershor, 2025 6:34 pm
Ministri Taulant Balla pret në Tiranë djalin e Hashim Thaçit
Politikë

Ministri Taulant Balla pret në Tiranë djalin e Hashim Thaçit

17 Qershor, 2025 6:25 pm
Luftrat në Lindjen e Mesme, eksperti: Europa ka treguar se ka pasur një rol të vakët
Bota

Luftrat në Lindjen e Mesme, eksperti: Europa ka treguar se ka pasur një rol të vakët

17 Qershor, 2025 6:16 pm
Para
Akuzoi Argita Berishën për korrupsion, gjykata e Apelit i jep të drejtë Taulant Ballës

Akuzoi Argita Berishën për korrupsion, gjykata e Apelit i jep të drejtë Taulant Ballës

Efektivi i tij u kap me drogë, jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Burgjeve

Efektivi i tij u kap me drogë, jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Burgjeve

Video/ Rrëfimi prekës i burrit që varrosi refugjatët e mbytur në detin grek

Video/ Rrëfimi prekës i burrit që varrosi refugjatët e mbytur në detin grek

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste
17 Qershor, 2025

Berlini, kryeqyteti i Gjermanisë, përkujtoi 72-vjetorin e kryengritjes së vitit 1953, në të cilën më shumë se një milion vetë u...

Lexo më shumë

Trump shton tensionet:E dimë ku fshihet lideri i Iranit, s’do ta vrasim për momentin

SHBA godet mallrat kineze me tarifë 145%
17 Qershor, 2025

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka bërë një tjetër reagim, duke shtuar tensionet në lidhje me situatën mes vendit të...

Lexo më shumë

Raporti i Eurostat: Mbi 1500 të mitur të pashoqëruar kërkuan azil në mars 2025

Raporti i Eurostat: Mbi 1500 të mitur të pashoqëruar kërkuan azil në mars 2025
17 Qershor, 2025

Eurostat, ka publikuar një raport lidhur me numrin e kërkesave për azil, për periudhën mars të vitit 2025. Sipas këtij...

Lexo më shumë

Manja pret Presidentin e Eurojust: Partner i çmuar në drejtësinë ndërkombëtare

Manja pret Presidentin e Eurojust: Partner i çmuar në drejtësinë ndërkombëtare
17 Qershor, 2025

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka pritur sot në një takim Presidentin e Eurojust, Michael Schmid. Përmes një postimi në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com