Armando Sadiku nuk përmbahet duke gjetur golin e tretë radhazi në Zvicër.
Sulmuesi kuqezi shënoi sot në fitoren e Luganos në transfertë kundër St. Gallen. Ishte pikërisht goli i realizuar nga Sadiku në minutën e 66-të që rezultoi vendimtar deri në fund të këtij takimi të fituar 1-0 nga skuadra që drejtohet nga Paolo Tramexani.
Ky i fundit ka gjetur njerin gol dhe Sadiku shënon kështu golin e tretë me Luganon që pas rikthimit në këtë skuadër në merkaton e dimrit.
Me këtë trepikësh, skuadra e Sadikut dhe Tramexanit hedh një hap të sigurt drejt mbijetesës së Superligën e Zvicrës, pasi shkon në vendin e 6-të në renditje, në kuotën e 25 pikëve, 7 më shumë se vendi i fundit që të çon në një kategori më poshtë.