Bota

VIDEO/ Sulmohet ambasadori rus në Poloni


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:32 - 09/05/22 |
Opi Nion

Ambasadori rus në Poloni, Sergei Andreev, është sulmuar nga disa qytetarë të cilët hodhën bojë të kuqe ndaj tij, teksa po vendoste kurorë me lule në varrezën e ushtarëve sovjetikë në Varshavë, me rastin e Ditës së Fitores kundër Nazizmit.

Disa persona, që raportohet të jenë polakë dhe ukrainas, i zunë rrugën diplomatit, edhe pse ai ishte i shoqëruar me efektivë policie. Pas sulmit me bojë, Andreev tha se nuk kishte pësuar lëndime.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, tha përmes një mesazhi të publikuar në Telegram se “mbështetësit e neonazistëve treguan edhe një herë fytyrën e tyre të vërtetë, dhe është e përgjakshme”.

Ambasada ruse në Poloni tha gjithashtu se do të protestonte kundër këtij veprimi.

Pas