Sapo ka përfunduar aksioni policor në Universitetin e Pakistanit që u sulmua me armë në orët e para të mëngjesit, e ku mbetën të vrarë të paktën 20 persona.
Nurmi i të plagosurve mendohet të jetë rritur në 60 persona.
Videot e televizioneve vendase tregojnë se si ushtria pakistaneze hyn brenda kampusit për të kryer operacionin e shpëtimit teksa prindërit e studentëve presin në ankth fëmijët e tyre.
Ka disa raportime të pakonfirmuara, sipas të cilave Talebanët Tehreek të Pakistanit kanë marrë përgjegjësinë mbi sulmin.
Kryeministri pakistanez, Muhammad Nawaz Sharif tha se ishte “thellësisht i hidhëruar” mbi sulmin.