Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në Gjermani, teksa një protestues i ka kërkuar kancelarit gjerman Olaf Scholz që të ulë çmimin e sufllaqeve.
Sikurse shfaqet në video, protestuesi i është drejtuar Scholz duke i thënë: Paguaj tetë euro për një sufllaqe. Ju lutem flisni me Vladimir Putin, unë do doja të paguaja katër euro për sufllaqen, jo 8.
Teksa dëgjon kërkesën e protestuesit, kancelari gjerman buzëqesh dhe i shoqëruar nga trupojat hipën në makinën e tij.
Ngjarja ka ndodhur gjatë vizitës së Olaf Scholz-it në Mynih të Gjermanisë./Opinion.al