Rajoni

VIDEO/ Stuhia shkatërrimtare godet Greqinë, një i vdekur dhe dy të zhdukur


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:28 - 19/09/20 |
Al Do

Stuhia sub-tropikale “Ianos” ka goditur brigjet perëndimore të Greqisë. Shirat e rëmbyeshëm dhe era e fortë kanë shkaktuar jo vetëm dëme materiale por edhe viktima.

Mediat vendase bëjnë me dije se si pasojë e stuhisë ka humbur jetën një e moshuar në zonën e Farsalas afër Larisas dhe dy të tjerë janë shpallur të zhdukur në zonën e  Kardicas.

Shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar përmbytje dhe ndërprerje të energjisë në disa zona.

Forcat speciale EKAM dhe zjarrfikëset kanë vijuar përgjatë gjithë natës evakuimet ndërsa 645 banorë janë të bllokuar në shtëpi.

Sot, në ditën e tretë, parashikohet që uragani do të godasë me të njëjtën fuqi Jugun e Gadishullit të Peloponezit, në Greqinë Qendrore (Sterea) dhe në Kretën perëndimore.

Gjatë orëve në vijim, parashihet që të ketë reshje të furishme dhe erëra të fuqishme në zonat lindore dhe jugore të Greqisë tokësore, në jug të detit Jon, në veri të ishullit Evia, ishujt verior dhe perëndimor të kompleksit Cyklades, Chania në Kretë dhe ishujt e Egjeut. / Opinion.al

Pas