Bota

Video/ Stuhi breshëri në Spanjë, humb jetën foshnja 20-muajshe



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:05 - 31/08/22 |
Opi Nion

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spanjë teksa një foshnjë 20-muajshe humbi jetën pasi u godit në kokë nga një kokërr breshëri i përmasave të mëdha.

Sipas mediave të huaja ngjarja ka ndodhur të martën në Katalonjë, në rajonin e Girona.

Bëhet me dije se foshnja u godit disa minuta pasi filloi breshëri. Menjëherë pas ngjarjes, foshnja u dërgua në spital, por pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor humbi jetën ditën e sotme.

Ndërkohë, stuhia e breshrit e cila shkaktoi lëndime në njerëz dhe dëme materiale në qytetin La Bizbal në Enporda, ishte më e forta e regjistruar në Katalonjë në 20 vitet e fundit.

Pas stuhisë së fortë të breshërit, ka pasur dëmtime në ndërtesa dhe në rrjetet elektrike, rrugë të mbushura me xhama të thyer dhe automjete të dëmtuara. Po ashtu raportohet se në spital janë paraqitur 28 persona pasi kanë marrë lëndime nga breshëri./Opinion.al

 

Pas